Spanja i shtohet listës së shteteve që kufizojnë vaksinën astrazeneca

Spanja ka vendosur të mos ia administrojë vaksinën Oxford-AstraZeneca personave që janë mbi 65 vjeç.

Vendimi u mor të enjten nga komiteti i shëndetit publik, i përberë nga ekspertë të shëndetësisë të qeverisë qendrore dhe krahinave të vendit.

Për më tepër, komisioni do të shqyrtojë mundësinë për të kufizuar administrimin e vaksinës për personat deri në 55 vjeç.

Të paktën 7 shtete europiane kanë vendosur të përdorin këtë vaksinë për personat deri në 65 vjeç, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme për efikasitetin e saj për grupmoshat e mëdha.

Gjermania e ka vendosur kufizimin në 65 vjeç, Polonia deri në 60 vjeç, ndërsa Italia deri në 55 vjeç. Megjithatë në Mbretërinë e Bashkuar vaksina është duke u përdorur rregullisht te të gjithë pacientët.

Doza të vaksinës AstraZeneca do të vijnë për përdorim edhe në Shqipëri, në kuadër të nismës COVAX. RTK