Sot pritet të votohet Qeveria e re

Sot pritet të votohet qeveria e re e Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se pasi të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës do të thirret edhe një seancë e Kuvendit për votimin e ekzekutivit kosovar të cilit pritet t’i prijë Albin Kurti.

Ndërsa, kryetar Kuvendi pritet të jetë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.

Kjo parti doli e para në zgjedhjet e 14 shkurtit duke i fituar mbi 50 për qind të votave apo 58 deputetë.