Sot përmbyllet periudha e votimit me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konfirmuar se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës.

Valmir Elezi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha për KALLXO.com se KQZ është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit.

Deri më tani, sipas tij, numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është 38 mijë e 339 pako.

“Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, tha Elezi.