Foto: Atdhe Mulla

Sot dalin para gjykatës dy të dyshuarit për mashtrim me vota dhe marrje ryshfeti

Dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje ryshfeti në lidhje me vota do të dalin sot para Gjykatës së Prishtinës,

Për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi ka thënë se seanca pritet të mbahet në ora 9:30 dhe gjyqtari i cili do të vendos për kërkesën e Prokurorisë është Valon Kurtaj.

Prokuroria dje ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.K dhe S.M.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale me 9 mars ka ndaluar .K dhe S.M, për shkak të dyshimit për veprat e lartcekura.

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për vjedhje të votave dhe marrje ryshfeti