Sonte në “Jeta në Kosovë”: Pandemia e natyrës

Në emisionin “Jeta në Kosovë” sonte do të diskutohet për ndotjen e ambientit.

Pse po ngordhin peshqit në lumin Drenica?

A ka rrezik që kimikatet e hedhura në lumë të dëmtojnë ADN-në e fëmijëve?

Cilat janë rreziqet nga deponitë ilegale të mbeturinave?

Si vdiqën dy minatorët në minierën e Artanës?

Për këto dhe shumë të tjera do të flasin Avni Zogiani, ish-zëvendësministër i Mjedisit, Fatmir Gërguri, kryeinspektor i Minierave, Egzona Shala, ambientaliste, Osman Gjugjeviq, hulumtues i temës së hidroenergjisë, Jelena Gjokiq, profesoreshë e çështjeve mjedisore në Universitetin e Mitrovicës ICBM dhe aktivistë nga qytete të ndryshme.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në ora 21:15 në RTK dhe LIVE në Facebook të KALLXO.com. Repriza të premten në mesditë.