Sllovenia zbut përkohësisht masat kufizuese ndaj COVID-19

Qeveria e Sllovenisë ka vendosur që të zbutë disa masa kufizuese për shpërndarjen e COVID-19, duke filluar nga dita e martë.

Transporti publik do rifillojë më rreth gjysmë kapaciteti, derisa sallonet për flokë, dyqanet e luleve dhe autolarjet do rihapen.

Kryeministri Janez Jansa, deklaroi në Twitter se masat e reja do jenë deri më 23 dhjetor, duke shtuar se të enjten qeveria ka në plan të analizojë statistikat e fundit për të përcaktuar se cilat masa do jenë në fuqi gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri.

Sipas mediave vendore, vetëm një çerek i testimeve doli pozitivë të dielën ku Sllovenia konfirmoi 413 raste të reja, duke sjellë numrin total të rasteve aktive në 20 mijë e 878. BalkanInsight