Skenderaj – Shërohen të gjithë pacientët e prekur me COVID-19

Të gjithë pacientët e diagnostifikuar me COVID-19 në Skenderaj janë shëruar

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në facebook kryetari i kësaj komunës Bekim Jashari.

Jashari këtë e ka cilësuar si një fitore të përbashkët kundrejt një armiku të përbashkët.

“Sapo mora informatën nga IKSHP që nga 11 mostra të marra sot në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ “, ka shkruar Jashari.