Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Skenderaj, pas një mosmarrëveshjeje burri rrah gruan

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Skenderaj dje rreth orës 9:00.

Një qytetare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.