Skenderaj: Arrestohet burri pasi rrahu gruan e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Skenderaj.

Një burrë dyshuarohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij e kishte sulmuar këtë të fundit.

Policia ka njoftuar përmes raportit ditor se gruaja kishte thënë se i dyshuari edhe paraprakisht kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria.

Pas intervistimit të të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.