Sindikata e Policisë reagon pas sulmeve ndaj zyrtarëve policor

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar sulmet ndaj policëve nga disa qytetarë serb dje në veriun e vendit, pas aksionit për kontrabandë.

Kjo sindikatë përmes një komunikate ka kërkuar ka qytetarët që të përkrahin Policinë e Kosovës në luftën kundër krimit.

“Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës. Kërkojmë  nga qytetaret e vendit që Policin  e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo  Qytetari në Republikës e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë.

Policë të njësive speciale janë lënduar dje gjatë aksionit për kontrabandë  nga shpërthimi i granatave të dorës të cilat janë hedhur nga qytetarët serbë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në veri të vendit.

Gjatë aksionit, policia ishte penguar nga banorët serbë të kësaj ane dhe është dashur të përdorin gaz lotsjellës dhe të ndërhyjnë me autoblinda.

Aksioni policor, që filloi sot është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

FOTO – Largohet barrikada në Mitrovicën e Veriut