Zgjedhjet | Foto: Atdhe Mulla

Si të plotësohet fletëvotimi më 6 tetor?

Si të plotësohet fletëvotimi?

1 Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.

2 Zgjedheni subjektin politik dhe shënjoni kutinë pranë numrit dhe emrit të tij. Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm, Ju duhet të zgjedheni vetëm një subjekt politik.

3 Në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve. Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit. Zgjedhini më së shumti pesë kandidatë të subjektit për të cilin keni votuar në anën e majtë.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina.

Pra, edhe një herë,

Zgjedheni subjektin politik për të cilin doni të votoni.

Shënjoni kutinë pranë numrit të tij.

Zgjedhini  jo më shumë se pesë kandidatë të subjektit.

Mos harroni!

Vetëm një subjekt, dhe më së shumti pesë kandidatë.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit:

  1. Letërnjoftim i vlefshëm;
  2. Pasaportë e vlefshme;
  3. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe
  4. Leje e vozitjes e vlefshme.

 Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të  gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç  parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

 

*Lajm i sponsoruar