Foto; KALLXO.com

Si ndodhi plagosja në Gjakovë, flet avokati i palës së dëmtuar

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të premten në mbrëmje në qytetin e Gjakovës, ku një burrë raportoi se ishte sulmuar me armë zjarri nga një person duke marr plagë në këmbën e majtë.

Avokati i palës së dëmtuar J.U, Blend Gjini në një deklarim për KALLXO.com ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një sallon ondulomi.

Tutje, avokati i palës së dëmtuar tha se po përgatisin lëndën për të proceduar në organet e drejtësisë.

“Rasti ka ndodhur në një sallon ondulimi në Gjakovë, motra e J.U është malltretuar prej personit që ka kryer veprën penale, ky si vëlla ka shkuar ta marr motrën për sa sjellë në shtëpinë e vet, ai ka dal dhe ia ka drejtuar armën J.U, por qëllimi ka qenë për diçka edhe më të rëndë, ka pas qëllim ta vrasë”- u shpreh Gjini.

KALLXO.com ka provuar të marr deklarim edhe nga Prokuroria në Gjakovë, por deri në momentin e publikimit nuk është dhënë ndonjë detaj.

Ndërkohë, detaje për rastin sot gjatë ditës dha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull  kosovar (ish-dhëndëri i tij)” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar” – thuhet tutje në raportin e Policisë së Kosovës.

Tentim-vrasje në Gjakovë, policia jep detaje