Telecommunication network above city, wireless mobile internet technology for smart grid or 5G LTE data connection, concept about IoT, global business, fintech, blockchain

Si ndikon interneti te fëmijët?

Qëndrimi i gjatë në internet përmes telefonit apo pajisjeve tjera, po i dëmton fëmijët. Sipas psikologes Natyra Agani, e cila është edhe specialiste e psikologjisë zhvillimore, ndikimi i internetit te fëmijët mund të ndahet në tri dimensione.

“E para, kish me qenë në zhvillimin e tyre kognitiv, në kuptimin se disa prej këtyre fëmijëve mund të sfidohen më shumë për shkak të përmbajtjes që e shohin që t’i zhvillojnë disa aftësi të reja”, thotë Agani.

“Në kuptimin social, kemi një tërheqje sociale ku fëmijët i ekspozohen vetëm pajisjes jo detyrimisht edhe interaksionit shoqëror e cila është tepër e rëndësishme për neve si qenie njerëzore, komunikimi i varfër, mungesa e fjalorit”, vlerëson psikologja.

Sipas saj, një problem tjetër i raportuar është gjumi dhe kequshqyerja. “Me biseda e mia me prindër dhe në ankesat e fëmijëve, gjumi po vlerësohet njëra prej komponentëve më të prekura, një funksionim tjetër, me orë të gjata të qëndrimit e në shkolla duke nis herët ditën. Ushqyerja po ashtu është problematike”, thotë Natyra Agani.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Që të ndalen këto ndikime të internetit tek fëmijët, ajo ka thënë se duhet të shtohet mbikëqyrja në atë sesa fëmijët qëndrojnë në internet dhe çfarë përmbajtje konsumojnë.

“Një shqetësim shumë dimensional, vazhdimisht kemi fëmijë të shqetësuar e prindër të shqetësuar”, thotë ajo.

“Nuk mund të themi ndaleni internetit sepse është e pamundur në këtë kohë, por një balanc dhe një monitorim është shumë i rëndësishëm, jo veç prej prindërve po prej shoqërisë në përgjithësi”, ka vlerësuar Agani.