Shtyhet dialogu Kosovë-Serbi, i paraparë për të hënën

Një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, i paraparë të zhvillohet të hënën në Bruksel, është shtyrë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një postim në Twitter.

“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, ka bërë të ditur përmes Twitterit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.