Shqipëri - Aksioni i RENEA-s në shtëpinë e të dyshuarit i cili më pas vritet nga ta

Një 62-vjeçar, Ramiz Muçollari nga Maliqi i Korçës, pas plagosjes së gruas dhe të birit nuk pranoi të dorëzohej në polici. I njëjti  pati shkëmbime zjarri me forcat RENEA (Njësitë elite të Policisë shqiptare).

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka mbetur i vrarë.

“Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga momenti kur ka ndodhur operacioni në shtëpinë e të dyshuarit: