Foto: Ilustrim

Shqipëri, 40 vjeçari qëllohet me kallashnikov teksa pinte kafe

Një 40 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Lushnjë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skënder Libohove” në Lushnjë. Raportohet se viktima B.H është vrarë në katin e dytë të një lokali, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit.

Ai u qëllua dy herë me breshëri kallashnikovi, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë autori ka qenë i maskuar dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes.

Sipas Ora News, viktima është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.