Shpërtheu bombola me oksigjen, 82 të vdekur në spitalin e Bagdadit
25.4.2021 - 16:16
Të paktën 82 njerëz kanë vdekur nga një zjarr në një spital që trajton pacientë me COVID-19 në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton BBC.
Më shumë se 100 të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu në spitalin Ibn Khatib të shtunën në mbrëmje.
Raportet thonë se një aksident kishte bërë që një rezervuar oksigjeni të shpërthente, duke shkaktuar flakën.
Videot në mediat sociale tregojnë se zjarrfikësit përpiqen për të shuar flakët ndërsa njerëzit largohen nga ndërtesa.
Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi të dielën suspendoi ministrin e Shëndetësisë dhe urdhëroi një hetim mbi tragjedinë.