REUTERS/Thaier al-Sudani

Të paktën 13 të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse në Bagdad

Dy bomba vetëvrasëse kanë tronditur Bagdadin qendror mengjesin e së ejtës, duke lënë të vrarë të paktën 13 persona, raporton CNN.

Forcat e sigurisë kanë thënë se ata i ndoqën dy sulmuesit para se të hidheshin në erë. Ky ishte sulmi i parë vetëvrasës në Badgag pas gati dy vjete.

Personi i parë hyri në treg dhe duke pretenduar se ishte i sëmurë, kërkoi ndihmë, duke bërë që njerëzit të mblidheshin rreth tij para se ai të hidhej në erë, sipas zyrtarëve dhe medias shtetërore. Bomberi i dytë më pas u drejtua për në vendin e ngjarjes me një motor përpara se të shpërthente jelekun e tij shpërthyes.

Bomba të dyfishta ishin të zakonshme në Irak gjatë kulmit të luftës së tij sektare midis viteve 2005 – 2007.