Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti: Kosova në vendin e 39 sa i përket numrit të fataliteteve në 100 mijë banorë nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se Kosova për momentin qëndron në vendin e 75-të sa i përket numrit të infektuarëve dhe në vendin e 39-të për numër të fataliteteve.

“Kosova është në vendin e 75të sa i përket fataliteteve/numri i te infektuarve të konfirmuar (2.5%) dhe në vendin e 39 për numrin e fataliteteve/100 mijë banorë (10.03). Duke marr parasysh numrin e vogël të testeve përqindja e parë mund të jetë më e ulët. Por e dyta jo!,” është shprehur Ahmeti.

Në Kosovë deri tani të raste të konfirmuara me COVID-19 janë 7,652, prej të cilëve 192 kanë vdekur.