Foto: Ilustrim

Shoqërohet në polici ferizajasi, doli në kohën e orës policore

Gjatë ditës së djeshme një person në Ferizaj, konkretisht në rrugën “Naim Beka”, është shoqëruar në Polici pasi që nuk e respektoi vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Sipas raportit të Policisë thuhet se personi dyshohet se kreu veprën penale mosveprim sipas dispozitave shëndetsore gjatë epidemisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë.