Shkupi rrit masat në prag të takimit të OSBE-së - VIDEO

Në Maqedoni të Veriut janë rritur masat e sigurisë në prag të fillimit të Samitit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ky samit është i rëndësishëm veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së paralajmëruar të shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, dhe kryediplomatit rus, Sergei Lavrov.