Shkup, i biri vret babanë me thikë

Rreth 40 minuta pas mesnatës, heshtjen e rrugëve të zbrazëta të Shkupit dhe orën policore e prishi zëri i një burri që ka vrapuar drejt Qendrës Klinike për të kërkuar ndihmë.

Kësaj i parapriu një zënke familjare në shtëpi e cila gjendet afër spitalit.

Pikat e gjakut ishin dëshmitarë të heshtur për dramën që ka ndodhur mbrëmë vonë.

Djali 24-vjeçar ma thikë e ka plagosur babanë e tij 55-vjeçar.

Motivet ende nuk dihen, kurse menjëherë është hapur hetim për rastin, raporton TV21.

Ministria e Punëve të Brendshme: “Zyrtarët policorë të SPB-së Shkup, mbrëmë kanë privuar nga liria personin D.A (24), sepse rreth orës 23:15 në rrugën “Biglla” në Shkup, gjatë një zënkeje familjare, babain e tij S.A. (55) e ka therur me thikë, pas çka ka ndërruar jetë në vendngjarjen. Mjeti me të cilin është kryer vepra, është konfiskuar. Pasi e ka kryer veprën, i dyshuari ka ikur, por policia e ka arrestuar, kurse është gjetur edhe thika me të cilën ishte kryer vrasja. Babai i plagosur ishte nisur drejt Qendrës Klinike, por për shkak të gjakderdhjes së tepërt ka arritur vetëm te hyrja e spitalit ku ka rënë dhe ka vdekur. Pasi të përfundojë i gjithë hetimi, kundër të dyshuarit do të ngritet procedurë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake”./21Media

.