Foto: Ilustrim

Shkodër, zjarr në një banesë, vdes një burrë, gruaja e tij pësoi djegie të rënda

Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e të martës një banesë të komunitetit rom në Shkodër.

Si pasojë e flakëve humbi jetën 60-vjeçari Kapllan Nasufi ndërsa pësoi djegie të shumta në trup bashkëshortja e tij, 59-vjeçarja, Naslie Nasufi. Ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”. Ishin fqinjët ata që konstatuan flakët dhe që njoftuan policinë. Ata hodhën akuza në drejtim të ambulancës dhe zjarrëfikëses se shkuan me vonesë në vendngjarje.

Çifti i bashkëshortëve dyshohet se ishte në gjumë në momentin që në banesë ra zjarr. Ndërkohë flakët u neutralizuan pas ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse.

Lidhur me rastin, hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit pasi janë ende të paqarta./RTV21