Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim

ShKK kap dhe parandalon hyrjen e lëndëve narkotike në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, në qastet e fundit, ka ndaluar futjen e dy pakove, në Burgun e Dubravës, në të cilat ishte fshehur e kamufluar substancë e dyshuar narkotike.

Aksioni për ndalimin e tyre, kishte rrjedhur pasi Qendra Korrektuese në Dubravë, kishe marr informacion konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, ndërsa oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç`rast kanë lokalizuar dy pako të ardhura për dy të burgosur, në të cilat bastisja ka rezultuar pozitive, meqë brenda pakove në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Të burgosurit e dyshuar për të cilët pakot me gjëra të kamufluara kanë qenë të dedikuar për ta, janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj, thuhet në fund të njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.