Shiu në kryeqytet, mbyllen pikat e parkingut me laura të 'Prishtina Parking'

Për shkak të reshjeve me dentistet të lartë të shiut në kryeqytet, ndërmarrja “Prishtina Parking” ka njoftuar se tash e gati dy orë të gjitha pikat e parkingut me laura janë të mbyllura për operim.

“Që nga ora 19:00, të gjitha pikat e parkingut me laura janë të mbyllura për operim për shkak të rrebeshit të shiut që shkaktoi vërshime. N.P.L. Prishtina Parking është detyruar të mbyll pikat me qëllim të evitimit të incidenteve në punë për punonjësit e ndërmarrjes” – thuhet në njoftim.

Prishtina Parking iu bëri thirrje të gjithë vozitësve për kujdes përgjatë parkimit në këtë kohë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose në zona të sigurta nëse janë jashtë, pas shiut të rrëmbyeshëm që sipas tij ka shkaktuar dëme në kryeqytet.

Rama ka thënë se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca si dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.

Kryetari shkroi në Facebook se për çdo problem, qytetarët mund të telefonojnë në numrat kujdestarë, pa pagesë, 080012233 dhe 080012244.

Reshje të shiut pati në mesditën e sotme, më 24.06.2024, është në qytete tjera në Kosovë.

Madje, në disa vende, si në Obiliq e Fushë Kosovë pati edhe breshër.

Rama: Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në kryeqytet