Ilustrim

Sherr me thika mes të rinjve në Elbasan, vdes një person, plagoset rëndë i vëllai

Një sherr me thika mes disa të rinjsh ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Për pasojë u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve, i identifikuar si F.Kovaçi, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Ndërkohë i vëllai M.Kovaçi është në gjendje kritike për jetën.

Sherri dyshohet të ketë degraduar në përdorimin e armëve të ftohta pas debateve për një femër. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj./ Top Channel