Shënohen raste të reja me coronavirus në Kosovë, arrin numri në 30

Raste të reja pozitive janë shënuar orët e mbrëmjes me coronavirus për personat nga të cilët janë marrë mostra ditëve të kaluara.

Numri i personave që kanë dalë pozitiv sonte sipas IKSHP është 2.

Më poshte u sjellim njoftimin e plotë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik:

Sot  me 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 104 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe gjashtë prej tyre janë pozitive (katër raste ne testimin e parë dhe dy raste në testimin e dytë).

Dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë raste kanë rezultuar pozitive.