Shefi i grupit të mercenarëve “Wagner” vdes nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi

Shefi i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi.

BBC njofton se edhe nëntë persona të tjerë që ishin në aeroplan me Prigozhinin kanë vdekur.

Rasti ka ndodhur në veri të Moskës.

Prigozhin ka drejtuar grupin e mercenarëve “Wagner”, i cili ka marrë pjesë në luftën në Ukrainë përkrah forcave ruse.

Për shkak të pakënaqësisë me presidentin rus, Vladimir Putin, Prigozhin kishte tërhequr luftëtarët e tij nga Ukraina.

Ai kishte arritur të merrte nën kontroll zona në Rusi dhe kishte nisur një operacion për ta rrëzuar nga pushteti presidentin rus.

Por, ndërkohë që forcat e tij po përparonin shpejt drejt Moskës, Prigozhin merr vendim që ta ndalë operacionin.

Pas disa ditësh, ai është lejuar të hyjë në Bjellorusi, ku me luftëtarët e tij e ka regjistruar grupin si “organizatë edukative”.

Prania e grupit “Wagner” në Bjellorusi ka ngjallur frikë dhe tensione te vendet fqinje, anëtarë të NATO-s.