Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shefi i Zyrës së BE-së pas nominimit të Isufajt për Kryeprokuror: Jemi të zhgënjyer me veprimet e KPK-së

Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Me 11 vota pro Blerim Isufaj është nominuar për kryeprokuror të ri të Shtetit.

Këtë e ka komentuar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili ka thënë se janë të zhgënjyer dhe habitur nga veprimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës pas nomimit të Isufajt.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se përkundër thirrjeve të BE-së për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, KPK ka shpërfillur këto parime.

“Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të BE-së për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita të Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës përfundoi procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime. Të habitur dhe të zhgënjyer me veprimet e KPK-së”, ka thënë ai në Twitter.

Pas votimit dhe aprovimit të prokurorit Blerim Isufaj nga Këshilli Prokruorial, emri i tij do t’i shkojë presidentes së vendit për dekretim.

Në rast se presidentja e voton këtë kandidat atëherë i njëjti emërohet Kryeprokuror i Shtetit. E në rast se ndodh e kundërta, atëherë procesi përsëritet.

KPK e propozon Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit – VIDEO