ShBA, vazhdon të rritet numri i rasteve me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të zënë vendin e parë në botë me raste të coronavirusit.

Sipas të dhënave të ëorldometres, sot janë regjistruar në ShBA,  537 raste të reja dhe 21 viktima.

Kurse, në total numri i të prekurve me COVID-19 në  Amerikë është 710 mijë e 272 raste.

Ndërsa, numri i viktimave është 37 mijë e 175 dhe 63 mijë e 510 persona janë shëruar në gjithë ShBA-në.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2 milion e 276 mijë e 359, 156 mijë e 118 viktima dhe janë shëruar 582 mijë e 599 persona.