Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar qysh më 9 qershor, në vizitën e parë jashtë SHBA-së prejse ka marrë detyrën në muajin janar.

SHBA-ja dhe Japonia e dënojnë armatosjen e Rusisë nga Koreja e Veriut

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar të enjten, siç thanë, furnizimin e Rusisë me municione dhe me pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut, duke thënë se armatimi i tillë i rrit dukshëm dëmet dhe viktimat civile nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në një komunikatë të përbashkët, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, dhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoko Kamikawa, thanë: “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për t’i zbardhur tentimet e Rusisë për të marrë pajisje ushtarake nga [Koreja e Veriut]”.

“Furnizimet me armë të tilla, disa prej të cilave mund të konfirmojmë se janë kryer, do ta rrisin jashtëzakonisht shumë numrin e humbjeve në njerëz nga lufta agresore e Rusisë”, thanë ata.

Deklarata e tyre vjen vetëm pak ditë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, e hodhi poshtë një deklaratë të mëparshme të SHBA-së se vendi i tij kishte marrë municione nga Koreja e Veriut, duke thënë se Uashingtoni ka dështuar ta dëshmojë këtë.

Koreja e Veriut dhe Rusia – të dyja të zhytura në konfrontime me SHBA-në dhe aleatët e saj – së fundmi kanë ndërmarrë hapa për t’i përforcuar marrëdhëniet ushtarake.

Spekulimet se Koreja e Veriut po e furnizon me armë konvencionale Rusinë për t’ia rimbushur depot e harxhuara u rritën dukshëm muajin e kaluar, kur lideri verikorean, Kim Jong Un, udhëtoi drejt Rusisë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, ku i vizitoi objektet kryesore ushtarake të Rusisë.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe të tjerët besojnë se Koreja e Veriut por synon të marrë teknologji të armëve të sofistikuara nga Rusisë, për ta përmirësuar programin e vet bërthamor, në këmbim të furnizimit të Ushtrisë Ruse me municion./REL