Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shaqir Totaj certifikohet nga KQZ për kryetar të Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totajn, për kryetar të Prizrenit.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar Totaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, edhe zyrtarisht, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve më ka certifikuar si Kryetar të ri të Prizrenit. Me këtë hap, u konfirmua edhe një herë fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës, se zgjedhjet e 14 nëntorit në komunën tonë ishin demokratike dhe zbatim i vullnetit të qytetarëve të Prizrenit”, ka shkuar Totaj.

Totaj në balotazh ka fituar ndaj Mytaher Haskukës të Vetëvendosjes me vetëm 1 mijë e 9 vota.

Totaj ka marrë besimin e 27 mijë e 689 prizrenasve apo 50, 93 për qind, ndërsa Haskuka ka marrë 26 mijë e 680 vota apo 49,07 për qind.

PDK ka rikthyer Prizrenin në këto zgjedhje pas humbjes së zgjedhjeve që kishte pasur më 2017 me të njëjtin kandidat.

Prizreni për katër vjet rresht (2017-2021) është qeverisur nga Mytaher Haskuka i LVV-së.