Sekuestrohet marihuanë në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të cilit i janë gjetur 8 qese me marihuanë me peshë totale prej 6.9 gram.

Sipas Policisë, të njëjtit i janë gjetur në shtëpi edhe 21 qese të tjera po me këtë substancë narkotike.

“Më pas me urdhëresë të gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 21 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 26 gram dhe një peshore digjitale”, njofton Policia.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.