Ilustrim

Sekuestrohet kanabis në oborrin e një qytetari në Zhegër të Gjilanit

Në oborr të shtëpisë në fshatin Zhegër të Gjilanit është gjetur një bimë narkotike e llojit ‘Kanabis Sativa’ me gjatësi 1.20 metra.

Për këtë rast është arrestuar një person nga Policia e Kosovës .

Ai po dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas organeve të rendit, kanabisi kishte qenë i mbjellë në një vazo.

Policia ka thënë se gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të arrestuar, saktësisht në oborrin e tij është gjetur dhe sekuestruar një bima narkotike.

Tutje është treguar se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:10.

Policia ka thënë se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.