Sekretarit të presidentit të Serbisë i refuzohet kërkesa për ta vizituar Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesë e Sekretarit të Zyrës së Presidentit të Serbisë Nikola Selakoviq për të vizituar Kosovën më 14 mars të vitit 2020.

“Kërkesa u refuzua për shkak të arrestimit të padrejtë dhe mbajtjes së vazhdueshme në paraburgim nga autoritetet e Beogradit, të qytetarit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj, edhe pse të gjitha faktet tregojnë se ai do të duhej të lirohej sa më parë”, thuhet në komunikatën e MPJ.

MPJ poashtu ka paralajmëruar se kërkesat e tjera të zyrtarëve serb do të shqyrtohen vetëm pasi të lirohet Nezir Mehmetaj.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, kërkesat e tilla do t’i shqyrtojë vetëm pas lirimit të  Nezir Mehmetaj derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, me pretekstin se dyshohet për krime lufte”, thuhet në komunikatë.

Nezir Mehmetaj nga fshati Rudnicë e Komunës së Klinës është arrestuar pikë kalimin kufitar në Merdarë nga autoritet e Serbisë.

Mërgimtari arrestohet në Serbi, reagon Pacolli