Sekretari i Qeverisë mbetet pa punë, nuk i vazhdohet mandati

Sekretari i Qeverisë, Fitim Krasniqi, do të mbetet pa punë pasi që të njëjtit nuk do t’i vazhdohet mandati, mëson KALLXO.com.

Pas më shumë se 16 vjet punë në Zyrën e Kryeministrit, Fitim Krasniqi nuk do të jetë më sekretar i institucionit më të lartë ekzekutiv në vend.

Përmes burimeve brenda Qeverisë, KALLXOo.com merr vesh se Krasniqi është njoftuar që nuk do t’i vazhdohet mandati.

Gjatë kohës së tij në Kryeministri, Krasniqi ka përcjellë disa kryeministra.

Sipas informacioneve të publikuara në web-faqen e Kryeministrisë, Krasniqi është emëruar sekretar që nga nëntori i 2005.

Ai ka qenë sekretar në kohën kur kryeminstra kanë qenë Bajram Kosumi, Agim Çeku, dy mandate të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Avdullah Hoti dhe për pak kohë në dy mandatet e Albin Kurtit.