Ilustrim

Rrëfimi për skandalin e shitjes së lejeve të armëve në emër të MPB

Jahir Krasniqi kishte mbajtur për një kohë pistoletën në brez duke menduar se kishte një armë me leje dhe se leje ishte lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Vitin e kaluar policia ndërhy kur u kuptua se disa qytetarë kishin leje të armëve ndërsa të njëjtat sipas prokurorisë nuk ishin të lëshuara nga MPB.

Persona të lidhur me një biznes të shitjes së armëve u arrestuan.

Atdhetar Rexhepi nga Prokuroria akuzohet për veprat penale të falsifikimit të dokumentit, mashtrimit dhe armëmbajtjes pa leje, Hashim Rexhepi për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Qëndrim Veselaj për deklarim të rremë.

Për të dëshmuar akuzat ndaj tyre prokuroria ka thirrur  dëshmitarë vet Krasniqin.

Dëshmitari Krasniqi tregoi se si e ka marrë lejen për armëmbajtje, sa ka paguar dhe ku e ka blerë armën.

I pyetur nëse kishte shkuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të bërë testin, ai përgjigj me “Jo”.

Jahir Krasniqi tha se është drejtuar tek i akuzuari Atdhetar Rexhepi për të vazhduar lejen ngase ai i kishte thënë se punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Dëshmitari Krasniqi deklaroi se për leje kishte aplikuar në Drenas në shkollën “Fazan” në të cilën edhe e kishte marrë lejen dhe se nuk kishte njohuri se leja e tij është e falsifikuar.

Në nisje të seancës, prokurori i rastit Shkelzen Ibrahimi deklaroi se do të dëgjohen të dëmtuarit, të cilët sipas tij do të tregojnë se a kishin leje për armëmbajtje, si kishin aplikuar dhe sa para kishin dhënë për to.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Atdhetar Rexhepi, avokati Gani Hoxha tha se “lëshimet që janë bërë nga Prokuroria janë argumente të forta për Gjykatën që këtë aktakuzë të kundërshtuar ta hedhë poshtë dhe i mbrojturi im do të shpallet i pafajshëm.”

Ndërsa, vetë i akuzuari Atdhetar Rexhepi tha se në lokacionin ku janë bërë hetimet nuk është gjetur aparati.

“Unë e di ku është, kam fakte. Mund të ju tregoj ku ndodhet aparati. Ai ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Departamentin e Sigurisë Publike, gjendet aparati ku lëshohen lejet. Kam edhe faktet dhe kartelat në Ministrinë e Punëve të Brendshme. I kam prezantuar, i kam dorëzuar dy telefona në polici, kam edhe tjera gjëra për të cilat do të deklarohem kur të ushtroj mbrojtjen time”, tha ai.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast.

https://kallxo.com/te-akuzuarit-per-falsifikim-te-lejeve-te-armeve-deklarohen-te-pafajshem/

www.kallxo.com