Seanca për Demarkacionin Vazhdon Sot në Ora 11-të

Pas debatit të gjatë të seancës së mbrëmshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që sot, duke filluar nga ora 11:00 të votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ratifikimi i marrëveshjes kërkon së paku 80 vota.

Rreth orës 16:30 kishte filluar seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin, e cila zgjati deri pas mesnate.