Sarrazin takoi komandantin e KFOR-it, thotë se dënon vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka takuar sot Komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia, para takimit të planifikuar me kryeministrin Albin Kurti.

Sarrazin ka dënuar si vendimin që kryetarët e komunave veriore të futen në objektet komunale, ashtu edhe reagimet “e dhunshme” ndaj atij vendimi.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim i plotë nga Kosova dhe Serbia në dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe implementim i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme” – ka shkruar emisari gjerman duke ofruar mbështjetjen e tij për emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Nga ora 10:00, emisari gjerman do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Emisari gjerman takon sot kryeministrin Kurtin në Prishtinë