Emisari gjerman takon sot kryeministrin Kurtin në Prishtinë

Sot për vizitë në Kosovë do të jetë emisari gjerman, Manuel Sarrazin.

Takimi i tij po ndodhë një ditë pas situatës së tensionuar në tri komunat në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi i të dërguarit të Gjermanisë me kryeministrin Albin Kurti do të jetë në ora 10:00.

Të premten në tri komunat në veri, atë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq kishte situatë të tensionuar pas grumbullimit të qytetarëve serbë të cilët nuk lejonin kryetarët e sapo zgjedhur të hyjnë në objektet e komunave.

Krejt çka ndodhi dje në veri të Kosovës