Sarandë, Policia iu del në ndihmë tre shtetasve turq pasi mbetën në det - VIDEO

Policia Kufitare në Sarandë iu ka dalur në ndihmë tre shtetasve nga Turqia, të cilët kishin mbetur në det pasi mjeti i tyre lundures kishte pësuar defekt.

Tre shtetasit nga Turqia ishin duke lundruar nga Durrësi në Sarandë kur mjeti i tyre lundures, velierë kishte pësuar defekt.

Policia Kufitare në Sarandë gjatë patrullimit të tyre në hapësirat detare kishte vënë re tre shtetasit turk duke kërkuar ndihmë dhe më pas bënë të mundur nxejrrjen e tyre në breg.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Videon mund ta shihni në këtë LINK.