Safet Kabashaj për poentimin identik në konkursin për drejtor të RTK-së: Poentimi ka qenë 'fer'

Safet Kabashaj, anëtar i bordit të Radiotelevizionit të Kosovës ka komentuar në komisionin parlamentar për media, raportimet për poentimin e njëjtë të tre kandidatëve në konkursin për drejtor gjeneral të RTK-së.

Kabashaj tha se konsideron që poentimi ka qenë fer dhe autonom.

“Kanë qenë 11 pyetje nga to gjashtë të mbyllura. Pyetje e shtatë me rradhë ka qenë më opsione tre kane qenë të sakta, tre opsione. Katër të tjera kanë qenë të hapura.  Pra realisht në pyetjet me opsione gati të gjithë ne i kemi pas poentimin e njëjtë. Pyetjet kanë qenë rreth ligjit të RTK-së, për të gjitha këto e kemi pas celsin. Tendenca ka qenë që gjoja me poentimin e njejtë kena favorizu dikënd. Ne kemi bërë poentmin mesatar dhe konsideroj që poentimi është fer. Hapësira ku e kemi bërë poentimin ka qenë shumë e ngusht. Poentimin e kam bërë autonom pa u konsultu e pa u këqyr me askënd”, tha ai.

Nga lista e vlerësimit të kandidatëve për drejtor të përgjthshëm të RTK-së,  e cila tashmë është publike, vërehet se anëtarët e bordit, Safet Kabashaj, Bekim Sele dhe Ivan Raduloviq kanë vendosur pikë identik në secilën përgjigje të kandidatëve Arben Berisha, Hysen Hundozi  dhe Shkumbin Ahmetxhekaj.

Këta tre anëtarë të komisionit vlerësues kanë qenë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë vlerësimit të testeve. Ndërsa dy anëtarët e tjerë të komisionit Safet Kabashaj dhe Ivan Raduloviq, kanë edhe më tepër raste kur kanë vendos pikë identike për secilën përgjigje të kandidatëve të caktuar.

Safet Kabashaj dhe Ivan Raduloviq tek gjashtë kandidatë kanë vlerësuar me pikë identike secilën përgjigje të tyre. Kabashaj dhe Radulovic kanë pikë të njëjta për përgjigjet e dhëna nga kandidatët: Adriana Kutllovci, Arben Berisha, Bekim Hasani, Fisnik Dërguti, Hysen Hundozi dhe Shkumbin Ahmetxhekaj.

16_03.2022_Vleresimi-Final-i-testit-me-Shkrim

Dallime të mëdha në poentim nga anëtarët e bordit për përgjigjet e njëjta të kandidatëve për drejtor të RTK-së