Sabit Geci në gjendje të rëndë nga COVID-19, dërgohet për trajtim në Turqi

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, Sabit Geci është dërguar për trajtim në Turqi për shkak të gjendjes shëndetësore nga COVID-19.

Rastin e ka bërë të ditur në Facebook, djali i tij Kushtrim Geci.

Ai ka njoftuar se pas infektimit me COVID-19, Gjendja e babait të tij fillimisht ka qenë stabile por më pas është përkeqësuar.

“Si për fillim gjendja e tij ka qenë stabile dhe ka filluar të trajtohet me oksigjen dhe terapi në shtepi, pas disa ditëve i’u është keqësuar situata dhe e derguam në Infektivë. Gjendja e prindit vetëm u keqësua edhe më shumë, u detyruam që me urgjencë ta dërgojmë në Turqi”, ka shkruar mes tjerash ai.

I biri i Sabit Geci ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 169 raste të reja, duke e çuar numrin e invektimeve në 12 mijë e 337.

Te dashur miqe e dashamire iu njoftoj qe prindi im Sabit Geci ka rezultuar me Covid 19. Si per fillim gjendja e tij ka…

Publiée par Kushtrim Sabit Geci sur Samedi 22 août 2020