Rusia publikon listën e shteteve jomiqësore, në listë edhe Shqipëria

Qeveria e Rusisë ka aprovuar të hënën listën e shteteve të huaja dhe territoreve, që pretendon se kanë kryer veprime jomiqësore kundër Rusisë.

Në mesin e shteteve gjendet edhe Shqipëria.

Kjo është bërë e ditur nga ana e mediumit rus Tass.

Përveç Shqipërisë, në këtë listë janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe e vende tjera.

“Në listë është përfshirë SHBA-ja, Kanadaja, shtetet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Maqedonia e Veriut, Japonia, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori e Tajvani” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë “pas fillimit të një operacioni special ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse në Ukrainë”.

Tash e gati dy javë, Rusia ka nisur agresion në Ukrainë.