Burimi: Shutterstock, 28.05.2019

Rusia nuk do të apelojë kundër ndalimit të sportistëve që garojnë në Pekin

Garuesve nga shteti i Rusisë dhe Bjellorusisë u është ndaluar pjesëmarrja në Lojërat Para olimpike Dimërore në Kinë.

Kjo ishte bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komiteti Para Olimpik Ndërkombëtar përmes faqes zyrtare të tyre.

“Pas një takimi të thirrur posaçërisht, Bordi Drejtues i Komitetit Ndërkombëtar Para olimpike (IPC) ka vendosur të refuzojë hyrjet e atletëve nga RPC dhe NPC Bjellorusia për Lojërat Dimërore Para olimpike të Pekinit 2022”, thuhej në njoftim.

Kjo do të thotë se atletët nga këto vende përkatëse nuk do të lejohen më të marrin pjesë në Lojërat që hapen sot më 4 mars 2022.

Kundër këtij vendimi Rusia nuk do të apelojë.

Lajmi është bërë i ditur përmes mediumit BBCSports.com.

“Komiteti Para olimpik Rus nuk do të apelojë kundër vendimit për të ndaluar sportistët e tij të konkurrojnë në Lojërat Dimërore 2022 në Pekin. Para-atletët rusë do të largohen nga Pekini të dielën pasi Komiteti Ndërkombëtar Para olimpik i ndaloi ata dhe homologët e tyre bjellorusë”, thuhet në njoftim.

Në Pekin do të ishin 71 konkurrentë nga Rusia dhe 12 nga Bjellorusia.