Ilustrim, Foto: Facebook/Olympics

Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen nga garat për Lojërat Para Olimpike Dimërore

Garuesit nga shteti i Rusisë dhe Bjellorusisë nuk do të mund të garojnë në garat në Lojërat Para Olimpike Dimërore.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komiteti Para Olimpik Ndërkombëtar përmes faqes zyrtare të tyre.

“Pas një takimi të thirrur posaçërisht, Bordi Drejtues i Komitetit Ndërkombëtar Para olimpike (IPC) ka vendosur të refuzojë hyrjet e atletëve nga RPC dhe NPC Bjellorusia për Lojërat Dimërore Para olimpike të Pekinit 2022”, thuhet në njoftim.

Kjo do të thotë se atletët nga këto vende përkatëse nuk do të lejohen më të marrin pjesë në Lojërat që hapen më 4 mars 2022. Ky vendim është marrë për të ruajtur integritetin e këtyre Lojërave dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

Parashihej që Rusinë ta përfaqësonin 71 garues e Bjellorusinë 12 në evenimentin që do të mbahet në Pekin të Kinës.

Sporti rus është duke marrë goditje të njëpasnjëshme pas agresionit që po e shfaq ky shtet ndaj Ukrainës.