Foto: Ilustrim

Rrjeti i Shitësve me Pakicë paralajmërojnë protestë

Rrjeti i Shitësve me Pakice, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e fundit të dal nga Qeveria e Kosovës lidhur me mbylljen dhe ndërprerjen e aktivitetit të thuajse të gjithë bizeneseve në Kosovë.

“Shqetësimi jonë kryesor qëndron në mbylljen e rrjeteve të marketeve dhe dyqaneve të shitjes me pakicë” – u shpreh drejtoresha e kësaj Shoqate Yllka Metaj Shaqiri.

Ajo tutje shtoi se marketet dhe dyqanet pa dallime të vogla apo të mëdha duhet të vazhdojnë aktivitetin e tyre çdo herë duke i respektuar masat për parandalimin e përhapjes të pandemisë COVID-19.

Në të njëjtën kohë, kërkesa e kësaj Shoqate drejtuar Qeverisë dhe Institucionet relevante është të ketë koordinim dhe mbështetje financiare mbi masat dhe veprimet e ndërmarra meqë qasja e tillë AD HOC pa asnjë koordinim dhe njoftim paraprak vetëm për këto 2 dite ka krijuar humbje milionëshe në sektorin e tregtisë me pakice. Duke shtuar këtu edhe gjobat të cilat po shqiptohen pa asnjë kriter sepse nga vakumi që është krijuar sidomos në vendimet e fundit edhe inspektoret në teren kanë krijuar interpretime të ndryshme (fjala është për mos definimin e termit market i vogël) të cilat po dëmtojnë edhe më shumë bizneset.

“Duhet të theksojmë që nëse vazhdohet vendimmarrja në këtë mënyrë atëherë nuk mbetet rruge tjetër përveç shfaqjes së pakënaqësive përmes PROTESTAVE dhe mos dëgjueshmërisë ndaj vendimeve të tilla”, thuhet në reagim.

Në përfundim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës të jenë bashkëpunues para se të marrin vendime të cilat direkt prekin sektorin privat dhe para çdo vendimi të komunikohet mbështetja financiare në mënyrë që të mos shpërndahet panik tek bizneset dhe qytetarët në përgjithësi.