COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Rritet numri i të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19

Shtatë persona kanë vdekur me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 173 raste të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

MSH bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 5 mijë e 95 persona të dyshimtë për COVID-19.

Ndëkaq për 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 643 doza të vaksinës kundër virusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 7 mijë e 635 raste aktive që bartin virusin në Kosovë.