Ilustrimi: Kallxo.com

Rreziqet për shëndetin nga ndotja e ajrit, flet pulmologia Rukije Mehmeti

Drejtoresha e Klinkes së Pulomologjisë, Rukije Mehmeti cilësinë e ajrit në Prishtinë e konsideroi si njërin ndër shkaktarët kryesor të sëmundjeve kronike të mushkërive.

Mehmeti tha se sëmundjet si kanceri, bronkiti dhe astma janë rezultat i një ajri shumë të ndotur, siç është sot në kryeqytet.

Cilësia e ajrit është në kryeqytet jorrallë është shkallën 154 AQI që sipas klasifikimit është cilësia më e dëmshme e ajrit dhe është e rrezikshme për njeriun.

Drejtoresha Rukije Mehmeti ka thënë se nga ndotja e ajrit më të rrezikuarit janë fëmijët.

Ajo rekomandon që në vend të makinave të përdoret transporti publik sepse kështu do të kurseheshin deri në 50 makina pa u ndezur e kjo përkthehet në më pak dioksid karboni të liruar.

Tutje Mehmeti shtoi së është e nevojshme vendosja e filterave në termocentrale si dhe mbjellja e më shumë pemëve.