Rreziku nga coronavirusi, policia me maska në Pallatin e Drejtësisë

Megjithëse shteti i Kosovës ka ndërmarrë disa masa izoluese për të parandaluar shpërndarjen e coronavirusit, gjykimet në Pallatin e Drejtësisë po vazhdojnë të mbahen.

Sot në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, zyrtarët policore që merren me sigurimin e objektit janë duke përdorur maska.

Kujtojmë se deri më tani nuk ka raste të konfirmuara të virusit brenda Kosovës, ndërsa qeveria ka marrë vendim që t’i mbyllë shkollat deri më 27 mars.

Gjithashtu, është marrë vendim që të ndalohen tubimet dhe evente tjera me shumë njerëz.